Agron Shehaj Partia Mundësia Korrupsion Administrata publike Kursime 1 miliard euro Tiranë Takime me qytetarët Votat e qytetarëve Taksat

Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia, ka zhvilluar një takim me banorët e degës 7 në Tiranë, ku ka shpalosur vizionin e tij politik dhe ka premtuar kursime të mëdha nga administrata publike. Ai ka theksuar se partia e tij është e ndryshme nga të tjerat, duke u mburrur me integritetin e tij personal dhe të partisë.

“Unë jam ndryshe sepse ia kam dalë me punë, nuk ia kam shtrirë dorën askujt. Jam i papërlyer, jam i pakapur, i pakapshëm dhe i pakorruptueshëm,” deklaroi Shehaj, duke shtuar se Partia Mundësia nuk ka bërë pazare politike. “Ne duam votën e qytetarëve të thjeshtë, jo të të fortëve.”

Premtimi kryesor i Shehajt është kursimi i 1 miliard eurove nga administrata shtetërore. Ai ka deklaruar se do të “shtrydhë” administratën për të arritur këtë objektiv, duke e kthyer atë “me kokë poshtë”.

“Premtimi më i madh, kursimi i 1 miliardëshit, është synimi im. Unë do ta marr administratën, do ta kthej me kokën poshtë, do ta shtrydh. O nxjerr 1 miliard, o rashë e vdiqa. Do kursej 1 miliardë nga gjithë ata që shpërdorojnë paratë e qytetarëve,” tha Shehaj. Ai ka shtuar se këto kursime do të kthehen tek qytetarët nëpërmjet uljes së taksave.

Shehaj ka paralajmëruar se ata që kundërshtojnë ndryshimet do të përpiqen ta pengojnë, por ai është i vendosur të mos ndalet. “Të gjithë ata që na sulmojnë sepse duan që gjërat të mos ndryshojnë, të hidhen përpjetë, nuk na ndalojnë,” u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *