Gazment Bardhi, Drejtuesi Politik i Qarkut Fier, ka zhvilluar takime me banorët dhe bizneset e lagjes Mbrostar Ferko në Fier, duke dëgjuar ankesat e tyre për mungesën e investimeve dhe kushtet e mjerueshme të jetesës. Sipas Bardhit, rrugët në këtë zonë janë të paasfaltuara dhe pa sistemime të ujërave të zeza, duke krijuar një situatë “si në mesjetë”.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se banorët ndihen të tradhtuar nga Partia Socialiste, e cila i ka injoruar për 12 vjet. Ai parashikon se më 11 maj, qytetarët do të braktisin PS dhe do të votojnë për Partinë Demokratike, duke kërkuar ndryshimin.
Bardhi premtoi se Partia Demokratike do të sigurojë investimet e nevojshme për lagjen Mbrostar Ferko dhe do të zbatojë “Paketën e Emergjencës” në të gjithë qarkun e Fierit dhe në Shqipëri. Ai theksoi se “njerëzit e dinë se ka ardhur koha e ndryshimit”.