Sali Berisha SHBA "Non grata" Sanksione Korrupsion DASH Marko Rubio Donald Trump Fatos Mahmutaj Gërdeci 21 janari Dosja "Partizani" Politikë Shqiptare Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri

SHBA i shuan shpresat Sali Berishës për heqjen e “non grata”, duke konfirmuar vazhdimin e sanksioneve për korrupsion madhor. Kjo goditje vjen pas raportit të DASH, i cili thekson inkriminimin e tij dhe pasurimin e familjes. Sekretari Marko Rubio konfirmoi vendimin, duke shtuar dy “non grata” të reja për ish-presidenten e Argjentinës dhe një ish-ministër.

Megjithatë, Sali Berisha nuk dorëzohet dhe shprehet se Donald Trump vazhdon ta frymëzojë. Gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, theksoi se vendimet e amerikanëve janë të mirëpeshuara dhe nuk ka asnjë gjasë që të zhbëhen.

“Nëse amerikanët marrin një vendim, ai vendim është i mirëpeshuar dhe i mirëprovuar. Nuk ka asnjë rast që kanë ndryshuar vendimin e tyre. Kemi të bëjmë me një shaka ‘kaps’ të Berishës,” u shpreh ai.

Mahmutaj përmendi edhe dosjet e krimit që lidhen me Berishën dhe familjarët e tij, si Gërdeci, 21 janari dhe dosja “Partizani”. Ai theksoi se këto dosje po ecin me hapin e breshkës, duke sugjeruar një hetim të ngadaltë ose të vonuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *