Elisa Spiropali, duke zhvilluar një takim në Kavajë, ka deklaruar se është koha që qyteti të mos jetë më peng i politikës dhe të fokusohet në zhvillim. Ajo premtoi fundin e klaneve dhe përçarjeve, duke theksuar se Partia Socialiste ka prioritet Kavajën dhe do të punojë për të ardhmen e saj. Spiropali u bëri thirrje qytetarëve të shohin përtej ndasive politike dhe të bashkohen për të arritur Pasaportën Europiane, duke lënë kundërshtarët në “dreqninë e tyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *