Agron Shehaj, kryetari i partisë “Mundësia”, zhvilloi një takim me mbështetësit në Kamëz, duke deklaruar se partia e tij synon të bëhet forca e tretë politike dhe të sigurojë një grup parlamentar në zgjedhjet e 11 majit. Ai siguroi mbështetësit se votat e tyre do të jenë të sigurta, duke theksuar se procesi i numërimit është i filmuar. Shehaj shprehu optimizëm, duke sugjeruar se në disa qarqe, “Mundësia” mund të arrijë edhe vendin e dytë.