Nga prezantimi i kandidatëve të koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Elbasan, lideri demokrat Sali Berisha lëshoi akuza të ashpra ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke u fokusuar veçanërisht te ministrja Belinda Balluku.
Berisha pretendoi se qeveria është zhytur në luks ekstrem në kurriz të qytetarëve të varfër. Ai akuzoi Ballukun se “lan makinën e saj me 10 mijë euro në muaj”, duke e quajtur këtë shifër rekord edhe për Guinness.
“Me këto para, Lubi Balluku dhe Maznik Ndragheta ulen në tavolina me 1 mijë euro bifteku. Këta njerëz prej 12 vitesh, si shushunja, i kanë shkatërruar dhe varfëruar shqiptarët,” – tha Berisha.
Ai kritikoi gjithashtu Ramën për shpenzime luksoze si udhëtimet me avion taksi prej 21 milionë eurosh dhe shpenzimet në Kryeministri.