Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka kritikuar ashpër disa kolegë të tij për mungesë angazhimi në fushatën zgjedhore të 11 majit. Ai veçoi Flamur Nokën, Jozefina Topallin, Albana Vokshin dhe Edi Palokën, duke i akuzuar se “ia kanë futur gjumit” dhe nuk po kontribuojnë në terren, pasi kanë siguruar mandatet e tyre.
Sula theksoi se fushata po mbahet nga deputetë të tjerë si Jorida Tabaku, Ilir Alimehmeti, Dhurata Çupi dhe Belind Këlliçi. Ai shprehu dëshirën që Partia Demokratike të fitonte 65 mandate si parti, por jo si opozitë, duke nënkuptuar një distancim nga figura të caktuara brenda partisë.