Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një foto montazh të Chris LaCivita, drejtuesit të fushatës së Partisë Demokratike, së bashku me një buf, duke e ironizuar atë. Në postimin e tij, Rama sugjeron se LaCivita po pret me padurim të marrë pagesën nga Sali Berisha, të cilin e quan “bufi”, dhe të largohet nga Shqipëria pas zgjedhjeve të 11 majit.
Rama shkruan: “Voto 5 se mbeti edhe Latifi i shkretë në penxhere për të marrë gjithë ato lekët e Bufit dhe për të ikur nga sytë këmbët më 11 maj.” Ai bën thirrje për votimin e numrit 5, që korrespondon me Partinë Socialiste në fletën e votimit.