Policia e Vlorës ka arrestuar një 39-vjeçar me iniciale A. T. si bashkëpunëtor në shitjen e kokainës dhe kanabisit në dy lokale. Ndërkohë, tre punonjëse seksi me iniciale J. B. (40 vjeçe), O. A. (27 vjeçe) dhe E. H. (28 vjeçe) janë lënë në “arrest shtëpie” për “Prostitucion” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Hetimet tregojnë se A. T. siguronte kokainë për tre gratë dhe klientët e tyre. J. B. dhe O. A., përveçse ushtronin prostitucion, shfrytëzonin edhe 28-vjeçaren E. H.
Operacioni i koduar “Trails” dokumentoi shitjen e drogës dhe aktivitetin e prostitucionit. Policia po vijon hetimet për persona të tjerë të mundshëm të shfrytëzuar dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.