GJKKO ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 8 muaj burg biznesmenin Namik Koçi, i cili tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së me një shumë parash për të lehtësuar testimin e kampionëve në Durrës.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Koçit u ul dhe ai u vu në shërbim prove për 1 vit e 4 muaj. Gjithashtu, u shua masa e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
GJKKO konfiskoi 70,000 lekët e ofruara si ryshfet, ndërsa i ktheu Koçit 215,000 lekë dhe dy telefona Iphone. Telefonat e dy personave të tjerë u kthyen gjithashtu. Shpenzimet procedurale do të paguhen nga Koçi. Vendimi mund të ankimohet brenda 15 ditëve.