Tiranë, Shqipëri – Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbardhur vendimin e datës 13 mars, duke konfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Sipas vendimit të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, Apeli arsyeton se Veliaj paraqet rrezik real për pengimin e hetimeve.
Në vendimin e firmosur nga gjyqtari Engert Pëllumbi, theksohet se pozita e Veliajt si kryebashkiak i bashkisë më të madhe të vendit i mundëson atij të ndikojë tek dëshmitarët, të minojë hetimin dhe të dëmtojë provat.
Gjykata ka vlerësuar gjithashtu sjelljen e Veliajt gjatë paraburgimit, duke përmendur telefonatat e realizuara nga brenda institucionit si një tentativë për të ndërhyrë në prova, sipas interpretimit të SPAK.
Apeli ka theksuar gjithashtu ekzistencën e rrezikut të arratisjes, duke u mbështetur në mundësitë financiare të Veliajt dhe lëvizjet e tij të shpeshta të dokumentuara në sistemin TIMS, duke e cilësuar këtë rrezik si “eminent dhe në nivele të larta”.
Plymouth Township, MI, USA