Presidenti Donald Trump ka lëshuar një ultimatum të ashpër ndaj Kinës, duke kërcënuar se do të vendosë tarifa shtesë prej 50% mbi mallrat kineze nëse Pekini nuk tërheq tarifat hakmarrëse prej 34% ndaj produkteve amerikane deri nesër, 8 Prill 2025.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump paralajmëroi gjithashtu se të gjitha bisedimet e ardhshme me Kinën do të anulohen nëse kërkesa e tij nuk plotësohet. Ky ultimatum i ashpër sinjalizon një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve tregtare mes dy ekonomive më të mëdha botërore.