Më shumë se 50 vende kanë shprehur interes për të nisur negociata tregtare me Shtetet e Bashkuara, sipas Kevin Hassett, drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar të SHBA. Në një intervistë për ABC News, Hassett hodhi poshtë sugjerimet se tarifat e reja të Presidentit Trump janë një taktikë për të bërë presion mbi Rezervën Federale për të ulur normat e interesit.
Ndërkohë, Sekretari amerikan i Thesarit Scott Besant, në një intervistë me NBC News, minimizoi ndikimin e tarifave të Trumpit në tregjet e aksioneve, duke argumentuar se nuk ka “asnjë arsye” që ato të shkaktojnë kushte recesioni në ekonomi.