Vrasje Tiranë Hetim Ekspertizë Banesë e huaj thikë

Një 29-vjeçare me iniciale Xh. S. është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit pas një sherri të çastit, motivet e të cilit ende po hetohen.

Bashkëshorti i plagosur ndodhet në spital dhe sipas informacioneve, është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe po punon për kapjen e 29-vjeçares, e cila u largua nga vendngjarja pas incidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *