Serbia Ballkani Perëndimor Dezinformim rus Propagandë Qendra për Informim, Demokraci dhe Qytetari (CIDC) Rusia Bashkimi Evropian Media pro-Kremlin Sputnik RT (Russia Today

Një hulumtim i Qendrës për Informim, Demokraci dhe Qytetari (CIDC) ka zbuluar se Serbia është cak kryesor i fushatës së dezinformimit rus në Ballkanin Perëndimor. Sipas studimit, niveli i dezinformatave në Serbi është 6.3 herë më i lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian.

Autorët e hulumtimit theksojnë lidhjet historike të Serbisë me Rusinë, kontradiktat e brendshme dhe problemet me lirinë e medias si faktorë që e bëjnë vendin të cenueshëm. Mungesa e sanksioneve ndaj Rusisë dhe prania e fortë e mediave pro-Kremlinit kontribuojnë gjithashtu në këtë situatë.

Studimi analizoi mbi 640 mijë artikuj të rrjetit “Pravda” dhe zbuloi se mbi gjysma e përmbajtjes synon ish-republikat sovjetike dhe Ballkanin. Serbia renditet e katërta globalisht për numrin e artikujve të publikuar për kokë banori.

Ndryshe nga BE-ja, Serbia lejon funksionimin pa pengesa të mediave ruse të sanksionuara si “Sputnik” dhe televizioni shtetëror “RT”. Kjo, sipas analistëve, e kthen Serbinë në një platformë të rëndësishme për përhapjen e propagandës ruse në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *