SPAK Anila Hoxha Ish-ministër Hetim Arrestim Hakërrim e-mailesh Ilir Meta Sali Berisha Krime zgjedhore Denoncime Top Story

Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar raportin vjetor të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në emisionin “Top Story”, duke sjellë detaje interesante mbi dosjet e bujshme nën hetim.

Një nga pikat më të rëndësishme të diskursit të saj ishte zbulimi se pas hakërrimit të e-maileve të prokurorëve, ka dalë në dritë emri i një ish-ministri që po hetohet nga SPAK. Hoxha nuk zbuloi identitetin e ish-ministrit, por konfirmoi se Prokuroria e Posaçme është duke zhvilluar hetime në lidhje me të.

“Nëse do t’i qëndrojmë dosjes hetimore më të fundit, me hakërimin e e-malive, në njërin prej tyre është emri i një ish-ministri. Aty konfirmohet se SPAK po heton,” u shpreh gazetarja Anila Hoxha.

Gjatë analizës së raportit vjetor, Hoxha ndaloi edhe në dosjet e tjera të rëndësishme nën hetim nga SPAK. Ajo përmendi dosjen e Ilir Metës, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim, si dhe çështjen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilën Prokuroria e cilëson si një rekord hetimor të saj.

Përveç hetimeve ndaj figurave të larta politike, Hoxha theksoi se SPAK ka ngritur një platformë të posaçme për denoncimin e krimeve zgjedhore, duke hasur në një fluks të madh denoncimesh. Ajo raportoi se shumë qytetarë kanë denoncuar premtime për vende pune dhe aktivitete të tjera të dyshimta nga persona pranë kandidatëve për deputetë, duke bërë që SPAK të nisë hetime paraprake edhe në këtë drejtim.

Zbulimi i hetimit ndaj një ish-ministri shton kuriozitetin dhe pritshmërinë për zhvillimet e ardhshme nga SPAK, duke lënë të hapur pyetjen se kush është emri i rëndësishëm që mund të jetë objekt i një arrestimi të mundshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *