Trafik droge Itali Shqiptarë Arrestime SKY ECC Kokainë Marihuanë Hashash Organizata kriminale Hetim policor Drogë ndërkombëtare 90-vjeçar Xhaxha nip

Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Perugia, pranë unazës Perugia-Bettolle, pasi gjatë një kontrolli rutinë iu gjetën mbi 40 kilogramë kokainë dhe 189 mijë euro cash.

Sipas njoftimit të policisë, efektivët e Skuadrës Fluturuese vunë re një automjet të dyshimtë dhe gjatë ndalimit, nervozizmi i shoferit ngjalli dyshime të mëtejshme. Pas një kontrolli të detajuar të automjetit, oficerët zbuluan një fund të rremë të krijuar posaçërisht poshtë sediljes së pasagjerit, ku u gjet dhe u sekuestrua një kilogram kokainë.

Në vijim të hetimeve dhe duke marrë parasysh sasinë e konsiderueshme të drogës, policia, me ndihmën e efektivëve të Komisariatit të Policisë së Parmës, zgjeroi kontrollin në një garazh në pronësi të 53-vjeçarit në Salsomaggiore. Ky kontroll rezultoi pozitiv, pasi brenda garazhit u gjetën edhe 39 blloqe të tjera kokainë, me një peshë totale prej mbi 40 kilogramësh, si dhe shuma e konsiderueshme prej 189 mijë eurosh cash.

Autoritetet italiane vlerësojnë se sasia e sekuestruar e kokainës do të kapte një vlerë prej rreth 4 milionë eurosh në treg. 53-vjeçari shqiptar u dërgua në komisariat dhe u arrestua nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimi. Hetimet nga ana e autoriteteve italiane vijojnë për të zbuluar implikime të mundshme të tjera në këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *