Gjirokastër Shfrytëzim prostitucioni Arrestime Operacioni "Last Night" 26-vjeçare Roberto Leka Kristo Duraku Moskallëzim krimi Sekuestro parash Sekuestro celularë

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy të rinj dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë në kuadër të operacionit “Last Night”, kundër shfrytëzimit të prostitucionit.

Në pranga kanë rënë Roberto Leka, 27 vjeç nga Tirana, dhe Kristo Duraku, 31 vjeç nga Divjaka, të akuzuar për “Shfrytëzim prostitucioni” në bashkëpunim. Hetimet zbuluan se ata shfrytëzonin një 26-vjeçare nga Berati, e cila ushtronte prostitucionin në qytete të ndryshme.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht H. I., 40 vjeç nga Tropoja, dhe R. N., 36 vjeç nga Fieri, për “Moskallëzim krimi”.

Gjatë operacionit u sekuestruan para dhe gjashtë celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për hetime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *