Agron Shehaj Partia "Mundësia" Edi Rama Qeveri e pakorruptuar "Kingmaker" Zgjedhje Votë Opozitë Korrupsion Vëzhgues Mandat parlamentar

Agron Shehaj, kryetari i partisë “Mundësia”, ka reaguar ashpër sot ndaj atyre që ai i cilëson si “skenarë për grabitjen e një mandati” të partisë së tij pas zgjedhjeve të 11 majit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj siguroi se asnjë votë e hedhur për “Mundësinë” nuk do të preket

“Përpjekje e dëshpëruar” nga partitë e vjetra

Sipas Shehajt, ky është një “përpjekje e dëshpëruar nga partitë e vjetra që nuk duan të ndryshojnë”. Ai theksoi se partia e tij ka fituar dy mandate “të ndershme dhe të padiskutueshme”, duke shtuar se “askush nuk do t’i rrëmbejë”.

Shehaj e cilësoi këtë veprim si “grabitje” dhe “hipokrizi”, sidomos kur vjen nga ata që “bërtasin për farsë zgjedhore, dhe pastaj vjedhin një mandat në tavolinë.”

Ai u zotua se “votat tuaja nuk preken. Çdo votë për Partinë Mundësia është një votë për ndryshimin, dhe nuk do të preket, nuk do të tjetërsohet, nuk do të vidhet.”

Kjo deklaratë vjen pas tensioneve dhe akuzave për manipulime në procesin zgjedhor, duke treguar se përplasjet për rezultatet nuk kanë përfunduar ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *