Edi Rama Partia Socialiste Partia Demokratike Këneta Bashkimi Evropian (BE) Çyrykë Krushqi Politikë shqiptare Zgjedhje Polarizim politik

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për “shpëtimin” e burrave demokratë nga ajo që ai e quan “këneta”, duke theksuar se vajzat socialiste nuk mund të pranojnë partnerë që mbështesin Partinë Demokratike, nëse ata vazhdojnë të qëndrojnë në këtë “kënetë”.

Rama u shpreh se burrat demokratë duhet të kenë mundësinë të dalin nga “kategoria e atyre që nuk mbushin” dhe të zgjedhin të mos votojnë fare, nëse nuk duan të ndryshojnë. Ai theksoi se vajzat socialiste nuk do të pranojnë “çyrykë”, duke nënkuptuar burrat që nuk përputhen me vlerat e tyre.

“Burrat demokratë duhet të kenë shansin të shpëtojnë nga këneta. Burrat demokratë duhet të kenë shansin të dalin nga kategoria e atyre që nuk mbushin dhe në rastin më të keq kur nuk mbushin t’i vënë burrat në gjumë të mos votojnë fare,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se krushqia me demokratët varet nga qëndrimi i tyre ndaj Bashkimit Evropian (BE). Nëse ata janë pro BE-së, atëherë mund të ketë bashkëpunim, por nëse ata janë pro “kënetës”, atëherë nuk ka vend për krushqi.

“Kështu që krushqia me çdo demokrat bazohet je me BE apo je kënetën. Nëse je me BE të, trashëgoheni. Nëse je me kënetën, nuk kam vajzë për ty!” përfundoi Rama.

Deklaratat e Ramës kanë ngjallur reagime të ndryshme, duke u interpretuar si një përpjekje për të polarizuar më tej debatin politik dhe për të nxitur votuesit e Partisë Demokratike të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *