Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj ministres Belinda Balluku dhe Kryeministrit Edi Rama lidhur me inceneratorin e Sharrës. Gjatë një fjalimi, Berisha deklaroi se 130 milionë euro janë zhdukur dhe inceneratori nuk ekziston.

Sipas Berishës, shteti paguante tre rroga për mbikëqyrjen e punimeve, por Lubi Balluku nuk ka bërë asnjë raport, duke qenë e ndërgjegjshme se paratë shkonin në llogaritë e Ramës. Ai theksoi se pas 6 vitesh, në vendin e inceneratorit nuk ka asnjë gjurmë.

Berisha e cilësoi inceneratorin e Sharrës si një nga veprat më të mëdha të krimit të Edi Ramës dhe e quajti mafian e plehrave si më të poshtrën dhe më të egërën në botë.

Më tej, Berisha akuzoi Ramën për vjedhje të fondeve publike, duke përmendur blerjen e kopshtit të Edenit për 5 milionë euro si një shembull të shpenzimeve të pajustifikuara. Ai kritikoi gjithashtu mungesën e llogaridhënies dhe mburrjen e Ramës me “sukseset”, duke argumentuar se në çdo projekt ka më shumë vjedhje se realizim.

Berisha përmendi edhe projekte të tjera si tuneli i Llogarasë, Sheshi Skënderbej dhe Rruga e Arbrit, duke i cilësuar ato si shembuj të abuzimeve financiare. Ai konkludoi se Rama nuk mund të flasë për arritjet e 12 viteve të fundit për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *