Tiranë, Shqipëri – Tensioni vijon në seancat e operacionit “Plumbi i Artë” në Gjykatën e Posaçme (GJKKO). I pandehuri Petrit Çoli shpërtheu duke deklaruar se po shkelet ligji për të shpëtuar Nuredin Dumanin dhe se nuk dëshiron më të jetojë, por nuk mund të vrasë veten për shkak të besimit. Ai theksoi mallin për familjen dhe dashurinë për gruan.
Ndërkohë, Xhulian Hoxha bëri një akuzë të rëndë, duke kundërshtuar dëshminë e të penduarit Nuredin Dumani. Sipas raportimit të gazetares Anila Hoxha, Hoxha deklaroi se financuesi dhe organizatori i vrasjes së Elton Kilës, i njohur si “Oti Kilo”, nuk është Suel Çela, por Erjon Alibej. Hoxha pretendoi se Alibej e porositi vrasjen për shkak të një marrëdhënieje intime që kishte pasur me bashkëshorten e Kilës. “Në një moment tjetër unë do flas më shumë për këtë gjë në një moment të dytë,” u shpreh Hoxha.