Edi Rama Milano Emigrantët shqiptarë 11 maji Zgjedhjet Evropa Bashkimi Europian (BE) Kujtim Gjuzi (figurë politike e përmendur në mënyrë figurative) Fushata elektorale Votimi nga jashtë Diaspora E ardhmja e Shqipërisë Zgjedhje përfundimtare Rruga europiane

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra ndaj mediave, pas kritikave të shumta që mori për deklaratat e tij kontroverse gjatë dy ditëve të fundit. Fillimisht, ai u kritikua për sugjerimin ndaj adoleshentëve dhe fëmijëve për të kërkuar fotot e tij nudo në internet. Më pas, reagime të forta shkaktoi deklarata e tij ku i cilësoi si “autikë” ata që nuk e votojnë.

Si pasojë e këtyre qëndrimeve, mediat kanë pasqyruar gjerësisht kritikat ndaj kryeministrit. Duket se kjo nuk i ka pëlqyer Ramës, i cili gjatë një aktiviteti promovues në Përmet, ka sulmuar mediat.

Në një bisedë me një qytetar, i cili shprehu vlerësimin për postimet e kryeministrit nga puna e qeverisë, Rama u përgjigj duke i quajtur ekranet televizive “pocaqi” dhe portalet online si vende që merren vetëm me “pisllëqe”, duke nënkuptuar se qytetarët nuk mund të informohen drejt nga këto burime.

Ky sulm ndaj mediave vjen në një kohë kur Rama po përballet me kritika të ashpra për gjuhën e përdorur në publik, duke shtuar tensionin mes qeverisë dhe mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *