Një incident i paprecedentë ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputeti Flamur Noka ka shkaktuar skandal duke bërë një gjest të turpshëm. Gjatë fjalës së tij në foltore, ndërsa diskutonte për zgjedhjet e 11 majit, Noka ka nxjerrë gishtin e mesit në mes të sallës së Kuvendit.

“Shqiptarët do votojnë vetëm një numër, numrin 1, aleancën për Shqipërinë Madhështore. Nuk ka për t’iu votuar kush juve jo. Asaj 5 neve ia ulim një gisht. Noc rrokun ju,” ka deklaruar Noka, para se të bënte gjestin provokues.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar menjëherë, duke i tërhequr vëmendjen deputetit, por Noka ka përsëritur gjestin e tij. Ky akt ka shkaktuar reagime të ashpra në sallë, duke u konsideruar si një shkelje e rëndë e etikës parlamentare dhe një mungesë respekti ndaj institucionit të Kuvendit.

Gjesti i Nokës ka ngjallur debate të shumta në opinionin publik dhe në mediat sociale, me shumë qytetarë që kanë shprehur indinjatën e tyre për sjelljen e deputetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *