Atentat Tiranë Plagosje Tiranë Marko Bardhi Demiraj Dior Demiraj Pelikani Security Vesel Demiraj Ngatërrim shënjestre Roan Brahimi Gjovalin Prendi Ekzekutim Lezhë Hetim atentat Motor Dukati G Class Siguri Tiranë Krim Tiranë

Emisioni investigativ “Në Shënjestër” ka hedhur dritë mbi atentatin e 17 prillit në Tiranë, ku një automjet luksoz tip G-Class i kompanisë së sigurisë fizike “Pelikan Security” u sulmua me breshëri plumbash. Si pasojë e sulmit, mbetën të plagosur tre persona, përfshirë një fëmijë 11-vjeçar që ndodhej në makinë me familjen Demiraj.

Sipas burimeve të emisionit, dy ekzekutorë të armatosur kanë kryer sulmin. Ata dyshohet se kanë udhëtuar me motor dhe i janë fshehur në bimësinë e zonës së Lundrës, duke pritur momentin e duhur për të vepruar. Pasi kanë marrë sinjalin për afrimin e makinës së objektivit, ata kanë dalë nga fshehja dhe kanë qëlluar mbi automjetin me mbi 30 plumba kallashnikovi.

Mësohet se shoferi i makinës së blinduar, Arens Stafa, ka tentuar të largohet me shpejtësi, por më pas është përplasur me murin e një ndërtese. Ende nuk dihet identiteti i personave që qëlluan mbi makinën e kompanisë “Pelikan Security” dhe motivet e këtij atentati të rëndë. Hetimet nga autoritetet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *