Pas katër ditë kërkimesh intensive, 27-vjeçari Ajet Lleshi nga Kishaj i Hasit është gjetur i pajetë në vendin e quajtur “Kurora e Mujës” në bjeshkët e Domajve.
Trupi i të riut nuk kishte dëmtime të dukshme. Dyshohet se Lleshi ka humbur jetën për shkak të të ftohtit, borës dhe problemeve shëndetësore. Këtë e forcon edhe biseda e tij e fundit me të atin më 6 prill, kur i kishte thënë: “Babë, kam mbet në mal dhe jam sëmurë.”