Arnold Rrokaj, i arrestuar për hakerimin e SPAK, ka pranuar se ka thyer e-mailet e tre prokurorëve dhe ka kopjuar komunikime hetimore për tre çështje, duke u justifikuar me “kuriozitetin”.
Hetimet tregojnë se Rrokaj, ish-punonjës i IMT, ia ka kaluar të dhënat Zambak Gjonit, jurist dhe ish-zyrtar burgjesh. SPAK dyshon se nuk është e gjitha e vërtetë dhe po heton për grup kriminal.
Sulmi u sinjalizua më 12 mars 2025 dhe brenda 48 orëve u arrestuan dy bashkëpunëtorë. GJKKO, me kërkesë të SPAK, ka ndaluar publikimin e dosjes. SPAK siguron se hakeruesit nuk hynë në sistem, por analizat vijojnë për përmbajtjen e e-maileve të prokurorëve, të cilët dyshohet se kishin fjalëkalime të dobëta. U tentua pa sukses edhe hakerimi i kompjuterit të kryeprokurorit Altin Dumani.
Çështja hetohet nga prokurori Bledar Maksuti, i cili ka kërkuar ndëshkim për këdo që publikon të dhëna nga dosja.