Arbër Çekaj Gjykata e Lartë Kokainë Trafik droge Durrës Arbi Garden Donaldo Lushaj Armando Pezaku Amerika Latine Burgim

Gjykata e Lartë ka lënë përfundimisht në fuqi dënimin me 14 vite burgim për Arbër Çekajn, i cili u shpall përgjegjës për trafikimin e një sasie prej 613 kg kokainë. Droga u zbulua në kompaninë e tij, “Arbi Garden”.

Njëkohësisht, dënimi është vulosur edhe për dy bashkëpunëtorët e tij: Donaldo Lushaj me 10 vjet e 8 muaj burg dhe Armando Pezaku me 8 vite e 8 muaj burg.

Kjo sasi rekord kokaine u sekuestrua nga Policia Shqiptare në portin e Durrësit më 28 shkurt 2018. Droga ishte fshehur në një kontejner me banane, i ardhur nga Amerika Latine, dhe ishte ndarë në 528 pako me shënime të ndryshme dalluese.

Sipas prokurorisë, Arbër Çekaj ishte personi që kishte organizuar porositjen, nisjen, transportimin dhe mbërritjen e lëndës narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *