Aksident Jet Ski Shkëmbi i Kavajës Sylvester Obeng Vera Baume Jelek shpëtimi Nuk dinin not Patentë Jet Ski Luiz Xhumari Turistë anglezë Hetim aksidenti

Një aksident tragjik me Jet Ski të dielën në Shkëmbin e Kavajës i mori jetën Sylvester Obeng, një 34-vjeçar anglez me origjinë ganeze, ndërsa partnerja e tij, Vera Baume, i mbijetoi ngjarjes. Detaje të reja nga dosja e aksidentit zbulojnë se çifti, i cili nuk dinte të notonte, hyri në thellësi me Jet Ski-n e marrë me qira, ndonëse Obeng nuk ishte i pajisur me patentë.

Vera Baume, në dëshminë e saj, rrëfeu se ajo dhe partneri ranë nga Jet Ski pas humbjes së ekuilibrit, pa pasur asnjë përplasje. Ajo theksoi se jeleku i shpëtimit nuk i mbajti mbi ujë. “Nuk dinim not dhe po përpiqeshim të mbijetonim. Duke u përpjekur të mbijetonim, Sylvester-in nuk e mbajti mbi ujë jeleku, dhe unë, në mbijetesë e sipër, nuk e pashë më çfarë ndodhi me të,” tregoi Baume. Rrëfimi i saj përkon me pamjet e kamerave të sigurisë, të siguruara nga Klan News.

Ndihma e parë iu ofrua nga policia kufitare, e cila ishte duke patrulluar rastësisht në zonë. Pronari i subjektit që lëshonte Jet Ski-n me qira, Luiz Xhumari, është arrestuar. Ai kishte deklaruar se kishte bërë gjithçka për të ndihmuar, por distanca e madhe ku çifti kishte lundruar e bëri të pamundur shpëtimin. Policia zbuloi se Xhumari u kishte dhënë Jet Ski-n turistëve pa patentë të vlefshme dhe pa i pajisur me skafandër mbrojtëse, ndërsa ai pretendoi se dokumenti i huaj i dhënë nga turistët i ishte dukur si patentë e rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *