Gjykata e Lartë Sali Berisha Jamarbër Malltezi Çështja "Partizani" Masa e sigurisë Detyrim paraqitje Arrest shtëpie GJKKO Apel Rekurs

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryeministrit dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, duke lënë në fuqi masat e sigurisë të vendosura nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO Apel) në kuadër të çështjes “Partizani”.

Vendimi i Gjykatës së Lartë konfirmon masën e “detyrim paraqitje” për Sali Berishën. Gjithashtu, është lënë në fuqi vendimi për Jamarbër Malltezin, duke e mbajtur në masën e “arrestit në shtëpi”.

Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit të Berishës kundër vendimit të GJKKO Apel të datës 3 janar 2025. Përsa i përket Malltezit, Gjykata e Lartë ka konfirmuar vendimin e datës 24 janar 2025 të GJKKO Apel.

Ky vendim i Gjykatës së Lartë mban në fuqi masat e sigurisë për dy të pandehurit në çështjen “Partizani”, duke vijuar procesin gjyqësor ndaj tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *