Nuredin Dumani Erion Alibej Kel Kamami Talo Çela Plumbi i artë Vrasje me pagesë Bota e krimit Bashkëpunëtor i drejtësisë Oferta për vrasje Pagesa për vrasje Andi Zylyfi Dine Çami Tos Gosa Sky (aplikacion) Shqipëri Grupe kriminale Avokat Përparim Kulluri

Tensionet në GJKKO për çështjen “Plumbi i Artë” vijojnë, duke kulmuar me akuza të reja për kërcënime dhe reagime të avokatëve ndaj prokurorit të çështjes. Pas incidentit ku avokati Ilirian Dyzeni u kërcënua nga i penduari Nuredin Dumani me fjalët “Të fus në listë, je në ofertë”, seanca u rinis, por me pasoja të tjera.

Avokati Dyzeni njoftoi tërheqjen nga çështja, duke theksuar se nuk mund të përballet me tensionin e krijuar dhe se mesazhet e tilla janë të papranueshme. Ai paralajmëroi se Dhoma e Avokatisë do të marrë një vendim lidhur me këtë situatë.

Një tjetër avokate, Elda Zotkaj, mbrojtëse e Altin Ndocit, deklaroi se do të kallëzojë prokurorin e çështjes, Behar Dibra. Ajo pohoi se edhe vetë është kërcënuar më parë nga Nuredin Dumani. Zotkaj citoi një bisedë me prokurorin, ku ky i fundit i kishte thënë “Dumani s’të bën gjë, je në besën time!”.

Ndërkohë, edhe avokati Gentian Rumano, që mbron Henrik Hoxhajt, kërkoi marrjen e masave ndaj prokurorit Dibra.

Prokurori Dibra nga ana e tij mohoi të ketë shkaktuar tension në seancë. Për shkak të situatës së krijuar dhe pamundësisë për të vijuar procesin, gjykata u kërkoi palëve të respektojnë njëra-tjetrën dhe vendosi shtyrjen e seancës së radhës për të martën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *