Netanyahu SHBA F-35 Turqi Lobim Marco Rubio Siri Ndikim turk Armë Rivalitet Izrael-Turqi Baza ajrore T4 Mbrojtje ajrore Hisar Pakt mbrojtjeje Trump Erdogan Steve Witkoff Hakan Fidan Mesdheu Lindor Siguri energjetike Greqi Qipro Izrael

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po lobon në Shtetet e Bashkuara për të bllokuar shitjen e avionëve luftarakë F-35 në Turqi. Burime për Middle East Eye (MEE) thanë se Netanyahu ka diskutuar shqetësimet e tij për ndikimin në rritje të Turqisë në Siri me Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve Marco Rubio në disa telefonata gjatë marsit dhe prillit.

Netanyahu e sheh Rubion si një aleat kyç në përpjekjen për të ndaluar blerjen e F-35 nga Turqia, veçanërisht pas raporteve për vendosjen e sistemeve turke të mbrojtjes ajrore në bazat siriane të bombarduara së fundmi nga Izraeli. Kontrolli i bazave nga Turqia shihet si pjesë e një pakti mbrojtjeje me Damaskun.

Megjithëse Netanyahu nuk e ka diskutuar ende çështjen drejtpërdrejt me Presidentin Trump, ai pritet ta ngrejë këtë shqetësim gjatë takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Rubio, i njohur si një kritik i ashpër i Turqisë, ka diskutuar më parë bashkëpunimin me homologun e tij turk, Hakan Fidan, për një Siri të qëndrueshme, por lobimi i Netanyahut synon të ndikojë në vendimin përfundimtar për shitjen e F-35.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *