Francë Clermont-Ferrand Vrasje Atentat 19-vjeçar Shqiptar Armë zjarri Makinë Policia Hetim Trafik droge Avenue Charras

Një 19-vjeçar me kombësi shqiptare është vrarë me armë zjarri në Avenue Charras në Clermont-Ferrand, Francë. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën pasdite, 20 prill 2025, jo shumë larg stacionit të trenit SNCF.

Sipas raportimeve, sulmuesi ka qëlluar viktimën nga një automjet në lëvizje dhe më pas është larguar shpejt nga vendi i ngjarjes. 19-vjeçari, i cili nuk kishte precedentë penalë, ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Hetimi për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë i është besuar njësisë së specializuar të policisë kombëtare franceze. Edhe pse zona ku ndodhi krimi njihet si një zonë me aktivitete të trafikut të drogës, hetuesit nuk kanë arritur ende të krijojnë ndonjë lidhje mes vrasjes dhe këtyre rrjeteve.

Autoritetet franceze po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij atentati tragjik ndaj të riut shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *