Policia Bashkiake e Tiranës ka një drejtuese të re. Elona Lalaj është emëruar në këtë post, duke zëvendësuar Toni Benin. Prezantimi zyrtar i saj me stafin u bë sot nga kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Lalaj vjen në krye të Policisë Bashkiake me një bagazh të rëndësishëm profesional, duke pasur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në radhët e Policisë së Shtetit. Ajo njihet për eksperiencën e saj dhe angazhimin ndaj forcimit të rendit dhe sigurisë në kryeqytet, si dhe përkushtimin për të ofruar një shërbim sa më cilësor për qytetarët.

Vite më parë, Lalaj ka shërbyer si zëdhënëse e Policisë së Qarkut Fier, duke e konsoliduar më tej profilin e saj në fushën e sigurisë publike.

Sipas raportimeve të mediave, emërimi i Elona Lalajt shihet si një zgjedhje e Kryeministrit Edi Rama, duke u interpretuar si pjesë e një strategjie për të ridefinuar kontrollin mbi Bashkinë e Tiranës dhe institucionet e saj lokale. Ardhja e saj në krye të Policisë Bashkiake pritet të sjellë një frymë të re dhe një qasje të ndryshme në menaxhimin e sigurisë urbane në kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *