Kejsi Spahillari Antonio Karafili Vrasje Voskopojë Vetëvrasje e inskenuar Prokuroria e Korçës Arrest me burg E ëma e Kejsi Spahillarit Mohim akuzash Sajesë Rexhep Vathi Kanada

Pas zbardhjes së vdekjes së Antonio Karafilit nga Prokuroria e Korçës, ngjarje e cila 7 vite më parë u raportua si vetëvrasje, Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për ish-partneren e tij, Kejsi Spahillarin. Spahillari dyshohet të jetë e përfshirë në vrasjen e të riut.

Sipas provave biologjike të paraqitura nga Prokuroria, Kejsi Spahillari dhe Rexhep Vathi dyshohen se e kanë mbytur Antonio Karafilin me çarçaf dhe më pas e kanë varur në pemë për të inskenuar vetëvrasjen. Motivi i dyshuar i krimit është një lidhje paralele që Spahillari kishte me viktimën dhe Rexhep Vathin. Pas ngjarjes, Spahillari emigroi në Kanada, ndërsa Rexhep Vathi kreu vetëvrasje në gusht të vitit 2024.

Në lidhje me këto zhvillime, e ëma e Kejsi Spahillarit ka reaguar me forcë, duke mohuar kategorikisht përfshirjen e vajzës së saj në këtë krim të rëndë. Në një prononcim të dhënë për Euronews Albania, ajo shprehet mes lotësh se e gjithë çështja është një sajesë e pastër dhe se vajza e saj po akuzohet pa asnjë provë konkrete. Deklarata e nënës së Spahillarit hedh dyshime mbi provat e paraqitura nga prokuroria dhe paralajmëron një betejë ligjore të mundshme për të vërtetuar pafajësinë e vajzës së saj. Ndërkohë, pritet që Prokuroria e Korçës të lëshojë një urdhër arresti ndërkombëtar për Kejsi Spahillarin, e cila prej vitesh jeton në Kanada.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *