Durrës, Shqipëri – Më 8 prill, Forca Detare e Shqipërisë do të marrë në dorëzim zyrtarisht një anije luftarake të dhuruar nga qeveria italiane. Ceremonia e pranimit do të zhvillohet në Portin e Durrësit, duke filluar në orën 09:00.

Lajmi për këtë donacion të rëndësishëm u bë i ditur fillimisht nga Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit të Partisë Socialiste, ku ai njoftoi se Flota Detare do të pajiset me një “super anije” dhe do të përbëhet nga tre anije të reja luftarake.

Anija në fjalë është korveta “Cassiopea” e Marinës Ushtarake Italiane. Pas një procesi servisi dhe remonti të përgjithshëm, pritet që kjo anije të jetë plotësisht funksionale dhe në shërbim për 15 vitet e ardhshme, duke rritur ndjeshëm kapacitetet e Flotës Detare shqiptare.

Sipas raportimeve të mediave, në ceremoninë e dorëzimit në Durrës pritet të marrë pjesë edhe Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve.

Një moment i veçantë i kësaj ngjarjeje do të jetë shoqërimi i korvetës “Cassiopea” nga anija shkollë e famshme e Marinës Italiane, “Amerigo Vespucci”, e cila njihet si një nga anijet më të bukura në botë, duke i dhënë një simbolikë të veçantë këtij akti dhurimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *