Sali Berisha Durrës Suel Çela Visi i Pojës Kërcënime Zgjedhje Vota Bandat Dënime Manipulim zgjedhor

Në një tubim elektoral në Durrës, Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike (PD), ka lëshuar akuza të ashpra ndaj disa individëve, duke i paralajmëruar ata që të mos kërcënojnë qytetarët dhe të mos ndërhyjnë në votimet e ardhshme.

Berisha i bëri thirrje të drejtpërdrejtë Suel Çelës, Visi i Pojës dhe grupeve të tjera të njohura si “Shytët”, duke i paralajmëruar për dënime të rënda nëse përpiqen të ndikojnë në vota. Ai akuzoi këta individë dhe të tjerë se po mblidhen çdo ditë në Durrës për të planifikuar vjedhjen e votave.

“Unë i them nga kjo sallë këtu sot çdo banditi, i them Visit të Pojës, Suel Çelës, Shytëve kudo që janë, se për çdo votë, do keni një vit më shumë dënim. Mos prekni votën e shqiptarëve. Do mjeroheni në atë mënyrë që nuk e imagjinoni kurrë,” deklaroi Berisha.

Ai gjithashtu akuzoi figura të tjera politike dhe lokale se po punojnë së bashku për të manipuluar zgjedhjet. Berisha premtoi se do të ketë dënime të rënda për këdo që përpiqet të ndërhyjë në procesin zgjedhor dhe siguroi se “shtëpia do pastrohet” nga ata që ai i cilësoi si “hajdutë”.

“Këtu përsëri Gjushi dhe Gjushi me fustan dhe Poja dhe këta çdo natë mblidhen si hiena për të bërë plane për të vjedhur votat e qytetarëve të Durrësit. Unë u them të tre këtyre, unë u them të gjithëve, nuk do ketë dënime më të rënda kurrë Shqipëria se dënimin për prekjen e votës tuaj,” shtoi Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *