Gjatë një takimi elektoral në Elbasan, kreu i opozitës, Lulzim Basha, nuk ka ngurruar të ironizojë Kryeministrin Edi Rama lidhur me fushatën e tij. Basha u shpreh se Rama është i fokusuar te “shokët në burg” dhe për këtë arsye po shpenzon paratë e vendit.
Basha gjithashtu pretendoi se Rama ka si qëllim “riciklimin” e figurave si Ilir Meta dhe Elvis Roshi. Sipas tij, kjo është arsyeja pse Kryeministri nuk arrin të kuptojë nevojat e rinisë dhe t’i përfshijë ato në programin e fushatës.
“Sigurisht po ta kesh mendjen tek shokët tek 7×7-313, t’i çosh lekët atje, po ta kesh mendjen të riciklosh Ilir Metën, Elvis Roshin, as nuk arrin dot ta kuptosh se çfarë do rinia e jo më pastaj të realizosh programe të tilla,” – u shpreh Basha.
Kreu i opozitës theksoi se Shqipëria ka potencialin të kapërcejë hendekun me vendet e tjera nëse ka vizion dhe vullnet për ta zbatuar atë.