Adriatik Lapaj, kreu i Nisma Shqipëria Bëhet, ka shprehur zemërimin e tij të thellë për rezultatin e zgjedhjeve, ku koalicioni i tij ka siguruar vetëm 1 mandat deputeti, pavarësisht se ka marrë rreth 60,000 vota. Ai e ka cilësuar sistemin elektoral shqiptar si “lakuriq” dhe ka paralajmëruar se do t’i bëjë ata që e krijuan të “mallkojnë vetenNë një postim të ashpër në Facebook, Lapaj ka reaguar ndaj rezultatit, duke theksuar se mandati i tij është “mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar.” Ai ka kritikuar ashpër sistemin elektoral, duke argumentuar se me numrin e votave të marra, koalicioni i tij duhej të kishte siguruar deri në 3 mandate.
“Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar,” ka shkruar Lapaj, duke shtuar se “Ai mandat do u fanepset aq shumë sa si grenxa në poturre do u bëj të mallkoni veten.”
Lapaj, i cili më parë ka deklaruar se do të dorëzojë mandatin e deputetit nëse do të fitonte, duke ia lënë atë Endri Shabanit, ka shprehur qartë pakënaqësinë e tij me sistemin elektoral dhe ka paralajmëruar një qëndrim të ashpër ndaj atyre që e kanë hartuar atë. Ky reagim tregon një tension të madh pas zgjedhjeve dhe një kritikë të fortë ndaj mënyrës se si shpërndahen mandatet në Shqipëri.