J.D. Vance Zv/presidenti i SHBA-ve Groenlandë Vizitë zyrtare Baza ushtarake amerikane Siguria e Arktikut Interesi i SHBA-ve Administrata Trump Trupat amerikane Rëndësia gjeopolitike Partneritet ushtarak Usha Vance

Groenlandë – Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, ka mbërritur sot, e premte, 28 mars, në Groenlandë për një vizitë zyrtare. Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Usha Vance, gjatë vizitës njëditore.

Fjalën e parë, Vance e mbajti para trupave amerikane në një bazë ushtarake në Groenlandë, duke shprehur mirënjohjen për punën e tyre dhe duke shënuar karakterin historik të vizitës së tij. “Faleminderit të gjithëve për atë që bëni dhe faleminderit që na keni pritur. Nuk kam qenë kurrë në Groenlandë. Me sa duket, unë jam zëvendës presidenti i parë që ka vizituar ndonjëherë Groenlandën. Kjo është një gjë shumë e bukur,” tha Vance.

Gjatë fjalës së tij, Vance theksoi se do të zhvillojë diskutime me zyrtarët ushtarakë për të kuptuar më mirë rolin e bazës dhe kontributin e saj thelbësor në sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Ai gjithashtu shprehu dëshirën për t’u informuar nga afër mbi aktivitetet e përditshme të personelit ushtarak të stacionuar atje.

Duke iu referuar interesit të administratës Trump për Groenlandën, Vance tha se kjo temë do të jetë pjesë e diskutimeve me përfaqësuesit e medias gjatë vizitës. “Siç e keni dëgjuar, ne kemi një interes për Groenlandën nga administrata Trump, kështu që do të flasim pak për këtë me miqtë tanë në media,” përfundoi Vance pjesën e parë të fjalës së tij.

Në vijim, zv/presidenti amerikan e përfundoi fjalën duke ри falënderuar edhe një herë trupat dhe duke iu rikthyer çështjes kyçe të vizitës – interesit strategjik të Shteteve të Bashkuara në Groenlandë.. Siç e dini të gjithë, kjo është një çështje e madhe dhe do të bëhet më e madhe në dekadat e ardhshme,” theksoi Vance, duke nënvizuar rëndësinë gjeopolitike të rajonit.

“Kjo është arsyeja pse ju falënderoj për atë që bëni,” vazhdoi Vance, duke njohur “sakrificën” e madhe të ushtarakëve, të cilët shpeshherë kalojnë periudha të gjata, të paktën një vit, larg familjeve të tyre për të shërbyer vendin.

Vizita e zv/presidentit Vance në Groenlandë vjen në një kohë kur interesi global për rajonin e Arktikut po rritet ndjeshëm, duke e bërë sigurinë dhe stabilitetin e tij një prioritet për fuqitë e mëdha botërore. Deklaratat e Vance nënvizojnë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të qenë të pranishme dhe aktive në këtë rajon strategjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *