Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme masivin pyjor të Darëzezës. I favorizuar nga era e fortë, zjarri po përhapet me shpejtësi, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme.
Në vendngjarje kanë mbërritur katër mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve. Fillimisht, ekipet janë fokusuar në vënien nën kontroll të bizneseve që operojnë në zonë për të parandaluar dëme më të mëdha. Situata mbetet sfiduese për shkak të intensitetit të flakëve dhe erës së fortë.