Gjovalin Lesi Ekstradim Itali Vrasje me paramendim Motër Kunat Burgim i përjetshëm Krim Lezhë Operacion "Verdikti" Policia Kriminale Interpol Tirana Interpol Roma Armë zjarri Kallashnikov

Një vrasës i dënuar me burgim të përjetshëm, Gjovalin Lesi, 56 vjeç, është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, 28 vite pasi kreu krimin makabër të vrasjes së motrës dhe kunatit të tij. Lesi, me origjinë nga Lezha, u arrestua në Itali në prill të vitit 2024 pas një operacioni ndërkombëtar të koduar “Verdikti”.

Vrasja e dyfishtë ndodhi në vitin 1997, në fshatin Rrasfik, Rubik. Pas një konflikti për motive të dobëta, Gjovalin Lesi vrau me armë zjarri kallashnikov motrën dhe bashkëshortin e saj. Një vit më vonë, në 1998, Gjykata e Mirditës e dënoi atë me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Operacioni për kapjen dhe ekstradimin e tij u realizua falë bashkëpunimit ndërkombëtar. Siç njofton Policia e Shtetit, informacioni fillestar u siguruan nga Departamenti i Policisë Kriminale në Shqipëri dhe u shkëmbye nga Interpol Tirana me Interpol Romën, Policinë e Materas në Itali, me koordinimin e Zyrës së Interforcës Italiane, Zyrës së Ekspertëve Italianë të Sigurisë në Shqipëri dhe Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Divizioni i 2-të, Romë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *