SPAK Policia e Shtetit Arrestime Sky ECC Krim i Organizuar Korrupsion Trafik Droge Drejtues Policie Shqipëri Bilanc SPAK

Tiranë – Përfshirja e policisë në botën e krimit vijon të jetë një shqetësim madhor në Shqipëri, me shifra alarmante të zbuluara nga Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në bilancin pesëvjeçar të SPAK-ut, janë afro 100 efektivë policie të hetuar për përfshirje në veprimtari kriminale, shumë prej tyre në uniformë dhe në poste të larta, përfshirë edhe drejtorë qarku.

Në operacionin më të fundit të koduar “URA”, u zbuluan dy efektivë policie në detyrë, të përfshirë në trafikun e drogës drejt Italisë. Kjo është vetëm një pjesë e panoramës së gjerë. Që prej fillimit të veprimtarisë së SPAK-ut, gjithsej 93 punonjës policie janë hetuar për vepra penale të lidhura me krimin e organizuar dhe korrupsionin, ku për 54 prej tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Drejtues të Lartë dhe Zbulimet e Sky ECC

Vetëm gjatë periudhës janar 2024 – maj 2025, janë hetuar 30 punonjës policie në funksione të ndryshme, duke përfshirë:

  • 1 ish-Drejtor Qarku
  • 1 ish-Drejtor i Forcave Operacionale
  • 3 ish-Shefa Komisariati
  • 5 ish-Shefa të Seksioneve të Krimeve
  • 2 ish-Oficerë të Policisë Gjyqësore
  • 1 ish-oficer në Drejtorinë e Kufirit
  • 1 ish-shef Seksioni kundër Trafiqeve
  • 1 ish-shef Sektori kundër Trafiqeve
  • 2 punonjës të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit
  • 13 punonjës të tjerë të Policisë së Shtetit.

Përfshirja e këtyre efektivëve në rrjete kriminale është zbuluar shpesh përmes komunikimeve të koduara në platformat si “Sky ECC”, një mjet i preferuar nga grupet kriminale për të shmangur ndjekjen penale dhe survejimin. Këto zbulime theksojnë nevojën urgjente për reforma të thella dhe forcim të integritetit brenda strukturave policore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *