Donald Trump: President i SHBA-së Fjalim në Kongres Kongresi i SHBA-së: Senati Dhoma e Përfaqësuesve Buxheti federal Politika e brendshme: Ekonomia Imigracioni Tarifat tregtare Shkurtimi i taksave Siguria e kufirit Medicaid Politika e jashtme: Ukraina Volodymyr Zelenskyy Gaza Armëpushim Partitë politike: Republikanët Demokratët Ekonomi: Tarifa Prodhimi vendas Borxhi

Presidenti amerikan Donald Trump u ka drejtuar një mesazh të qartë partnerëve tregtarë të pakënaqur me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara: nëse i konsiderojnë ato shumë të larta, thjesht mund të ndalojnë së bëri biznes me Amerikën.

Trump këmbënguli se politikat e tij të fundit tregtare e kanë forcuar SHBA-në, duke sjellë “miliarda dollarë në ditë” në arkat e shtetit. Ai iu referua vendimit të tij të fundit për të vendosur tarifa më të ashpra “reciproke” për rreth 90 vende, të cilin më pas e pezulloi për 90 ditë, duke vendosur një tarifë të reduktuar prej 10% gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, kjo pauzë nuk vlen për Kinën, me të cilën SHBA vijon shkëmbimin e tarifave gjithnjë e më të larta.

Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One, Trump deklaroi se “në fund të fundit, ne mund të bëjmë atë që duam të bëjmë”. Ai shpjegoi se SHBA mund të vendosë tarifat dhe vendet e tjera kanë zgjedhjen të mos bëjnë biznes me ta ose t’i paguajnë ato. “Nëse mendojnë se është shumë e lartë, nuk duhet të bëjnë biznes me ne,” shtoi ai.

Trump argumentoi se tarifat e tij janë “të përshtatshme” dhe sugjeroi se 10% është niveli minimal i tyre, duke lënë të hapur mundësinë e përjashtimeve të caktuara. Ai gjithashtu minimizoi shqetësimet për ndikimin negativ të politikave të tij tregtare në tregun e aksioneve, duke pohuar se tregu i bonove po shkon mirë dhe se ai është “shumë i mirë në këto gjëra”.

I pyetur nëse kishte frikë se tarifat gjithëpërfshirëse mund të dëmtojnë pozitën globale të dollarit, Trump u përgjigj se dollari do të mbetet “gjithmonë monedha e zgjedhur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *