Donald Trump Vladimir Putin Ukrainë Luftë në Ukrainë Paqe Negociata Bisedë telefonike Konflikt Marrëveshje paqeje Diplomaci

Presidenti Donald Trump ka ripërsëritur qëndrimin e tij të ashpër ndaj Bashkimit Evropian, duke deklaruar se blloku “u formua për t’i bërë dëm SHBA-së”. Nga Zyra Ovale, ai u përgjigj pyetjeve mbi tarifat e vendosura ndaj BE-së, duke argumentuar se vendet evropiane “u formuan së bashku për të krijuar pak situatë monopoli, një forcë të unifikuar kundër SHBA-së për tregti”.

Trump akuzoi BE-në se “po na mashtron në tregti” dhe se “kanë qenë të këqij me SHBA-në”, duke theksuar se blloku nuk i merr makinat dhe produktet bujqësore amerikane, ndërsa dërgon miliona makina në SHBA. Ai insistoi se tregtia me BE-në duhet të jetë “e drejtë dhe reciproke” dhe konfirmoi se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i ndalin tarifat, duke synuar të arrijnë “marrëveshje të drejta” me secilin vend.

Presidenti amerikan përmendi gjithashtu borxhin e madh të SHBA-së prej 36 trilionë dollarësh, duke thënë se administrata e tij do të bisedojë me shumë vende, përfshirë Kinën, për ta rregulluar këtë, pasi SHBA-ja “është grabitur nga shumë vende gjatë viteve” dhe “nuk mund të jetë më budalla”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *