Atentat Tiranë Motomjet i djegur Mullet Plagosur Pelikani Security Ngatërrim shënjestre Roan Brahimi Gjovalin Prendi Hetimet e policisë Lundër

Një sulm i tmerrshëm me dy kallashnikovë ka tronditur Tiranën, duke lënë të plagosur katër persona, mes tyre edhe dy fëmijë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Lundër, ndërsa autorët e paidentifikuar ende mbeten në arrati.

Policia ka në dorë motorin Yamaha pa numër shasie, të cilin atentatorët e braktisën dhe i vunë flakën rreth 8 km larg vendit të ngjarjes, në fshatin Fikas. Për armët e krimit, dy kallashnikovët, ende nuk ka asnjë gjurmë.

Hetimet po vijojnë intensivisht, me policinë që dyshon për përfshirjen e të paktën një personi të tretë që mund t’i ketë larguar autorët nga Fikasi. Po shqyrtohen me kujdes kamerat e sigurisë për të zbuluar drejtimin e tyre të arratisjes.

Deri më tani, është zbuluar itinerari i lëvizjes së autorëve: ata u nisën nga Vishnja, kaluan në Picallë dhe më pas mbërritën në Lundër, ku qëndruan të fshehur për rreth 5 minuta përpara se të sulmonin mjetin G Class ku udhëtonin dy vëllezërit e mitur Demiraj, miku i tyre dhe shoferi.

Policia po heton dy pista kryesore për motivet e sulmit: ngatërrimin e objektivit ose një konflikt të mundshëm të pronarit të “Pelikani Security”. Verifikime të imtësishme po kryhen mbi automjetet e ngjashme që frekuentojnë zonën dhe ato që qarkullonin në unazën lindore në natën e sulmit.

Ngjarja e rëndë ka ngjallur shqetësim të thellë në komunitet, ndërsa autoritetet po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të saj dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *