Sylvinho Kombëtarja shqiptare Lista e lojtarëve Kualifikuese Botërori 2026 Kupa e Botës Shqipëria Serbi Letoni Futboll Ndeshje kualifikuese

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho, do të bëjë publike nesër, të hënën, emrat e lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026. Këto dy sfida të rëndësishme do të luhen muajin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për përballjen kundër Serbisë më 7 qershor në Tiranë dhe atë kundër Letonisë më 10 qershor në Riga. Të dyja ndeshjet janë kyçe për ecurinë e “kuqezinjve” në synimin e tyre historik për të debutuar në Kupën e Botës, e cila do të mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Shqipëria aktualisht ka grumbulluar 3 pikë pas dy sfidave të para në këto kualifikuese. Pritet me interes lista e Sylvinhos, pasi tifozët dhe ekspertët janë në pritje të zbulojnë zgjedhjet e trajnerit për të përballuar këto dy ndeshje vendimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *