Tiranë, Shqipëri – Arrestimi dhe akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë dominuar debatin publik në Shqipëri gjatë dy muajve të fundit. Mes reagimesh të ndryshme, nga vlerësimi i punës së SPAK-ut deri te spekulimet për ndikime politike, çështja mbetet në qendër të vëmendjes.
Sipas vendimeve të njëpasnjëshme gjyqësore, në rastin e Erion Veliajt nuk bëhet fjalë për një, por për të paktën nëntë raste të ndryshme. Vendimi i fundit, ai i Engert Pëllumbit, përmend raste të ngjashme të kryebashkiakëve të tjerë të dënuar nga GJKKO.
Kryebashkiaku Veliaj aktualisht përballet me tri akuza kryesore nga SPAK:
- Akuza e dytë: “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, për të cilën Kodi Penal parashikon një dënim nga 7 deri në 15 vjet burg.
- Akuza e tretë: “Futja e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”, e cila sipas nenit 324/a të Kodit Penal, mund të çojë në një dënim prej 5 deri në 10 vjet burg.
Megjithëse një mbledhje matematikore e dënimeve minimale dhe maksimale mund të sugjeronte një kërkesë nga 16 deri në 37 vjet burg, juristët shpjegojnë se llogaritja nuk funksionon në këtë mënyrë. Në praktikë, prokurorët nuk mbledhin minimumet dhe maksimumet e dënimeve për çdo akuzë. Në vend të kësaj, ata fokusohen në nenet përkatëse dhe në rëndësinë e veprës penale. Dënimet për akuzat e tjera zakonisht “përthithen” nga dënimi për veprën penale më të rëndë.
Në këtë kontekst, avokatët dhe juristët shpjegojnë se Erion Veliaj, përballë këtyre tri akuzave, rrezikon që prokurorët të kërkojnë një dënim nga 7 deri në 15 vjet burg në gjykatë. Ky është vlerësimi i bazuar në praktikën ligjore dhe mënyrën se si trajtohen rastet me shumë akuza.