Analisti Ilir Demaliaj ka komentuar incidentin fizik me kryetarin e Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, i cili u shfaq në një video ku Demaliaj tentonte ta godiste. Gjatë sherrit, një grua që ndërhyri për t’i ndarë u shty dhe ra në tokë.
Në një intervistë për Top Channel, Demaliaj tha se situata u tensionua nga Kujtim Gjuzi. “Ai ka shkruar disa statuse në ‘Facebook’, unë s’i jam përgjigjur. E pashë rastësisht aty, më tha ‘ulu këtu’, i thashë ‘unë të ulem me ty që nuk ke lënë gjë pa shkruar?’ U acarua biseda, tani nuk dua ta diskutoj më,” u shpreh Demaliaj.
Ai shtoi se është pishman që u vu në atë pozitë dhe se është kundër dhunës. Demaliaj tha se nuk ka pasur komunikim të mëtejshëm me Gjuzin dhe dëshiron ta mbyllë këtë çështje.