SPAK Erion Veliaj Kodra e Diellit Ajola Xoxa Arrest në burg Korrupsion Pastrim parash Hetim GJKKO Elman Abule

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kryer sërish kontrolle në kompleksin “Kodra e Diellit” në Tiranë, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, gruas së tij Ajola Xoxa dhe gjashtë biznesmenëve. Kontrollet u përqendruan në një apartament që ndodhet një kat mbi hyrjen e banesës së Veliajt, me dyshime se ai dhe bashkëshortja e tij e përdorin atë, pavarësisht se në dokumente rezulton të jetë në përdorim qiraje nga një çift tjetër.

Ndërkohë, Erion Veliaj, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg” prej më shumë se dy muajsh, ka paraqitur një kërkesë për revokimin ose zëvendësimin e kësaj mase. Ai ka kërkuar gjithashtu informacion nga SPAK lidhur me hetimet për korrupsion dhe pastrim parash.

Kërkesa e Veliajt do të shqyrtohet më 16 prill nga gjyqtari Erjon Bani, i cili fillimisht vendosi masën e “arrest në burg”. Më herët, apeli i Veliajt kundër vendimit të GJKKO-së u rrëzua, duke lënë në fuqi masën e sigurisë. Mbrojtja e Veliajt pritet të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar si masën shtrënguese ashtu edhe hetimin e SPAK, të cilin e konsiderojnë të bazuar në një kallëzim anonim.

Në të njëjtën çështje, biznesmeni Elman Abule ndodhet në “arrest shtëpie”, ndërsa Ajola Xoxa dhe pesë biznesmenë të tjerë janë nën masën “detyrim paraqitje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *